Covid gjunjëzon Italinë, vdesin 699 persona në 24-orë, shifra të frikshme për sa i përket infektimeve dhe rasteve kritike

Gjatë 24-orëve të fundit në Itali, kanë ndërruar jetën si pasojë e koronavirusit 699 persona, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 48 569 që prej fillimit të pandemisë.

Niveli i infektimeve vijon të mbetet në shifra tepër të larta, ku vetë në 24-orë janë regjistruar 37,242 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka shkuar në 777 176, ku 3 748 janë në gjendje kritike për jetën.

Nga nisja e pandemisë, Italia regjistron 1,345,767 të prekur nga Covid-19, 777,176 ende aktivë dhe 48,569.

Buletini për të gjitha rajonet

SHKARKO APP