Ç’po ndodh me kërkesat për azil në BE, cili është vendi i parë i preferuar?

Europa mbetet destinacion për azilkërkuesit. Por në krizën e Coronës shifrat e tyre kanë rënë ndjeshëm. Ekspertët mendojnë, se ky është një pushim afatshkurtër. Kriza e Coronës do sjellë varfëri e më shumë migracion.

Numri i kërkesave për azil në BE, sipas raportimeve në media ka rënë ndjeshëm në katër muajt e parë të këtij viti.

Gazeta “Welt” duke u bazuar në të dhënat e papublikuara deri tani të autoritetit të  azilit në BE, EASO, raporton, se në BE, Zvicër e Norvegji kërkesat për azil kanë rënë me 25% nga janari në prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanja e para, Gjermania e dyta

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave të EASO, nga janari deri në prill kanë bërë kërkesë për azil 164.718 persona. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin 221.207 vetë. Shumica e kërkesave për azil janë shtruar në Spanjë me rreth 37.471, e kryesisht ato vijnë nga migrantë nga Kolumbia, Venezuela e Hondurasi.

Në vend të dytë të kërkesave për azil renditet Gjermania me 33.714 azilkërkues në këtë periudhë. Shumica e azilkërkuesve në Gjermani vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Pas Gjermanisë renditet Franca me 28.710 azilkërkues në këtë periudhë, Greqia me 21.153 azilkërkues e Italia me rreth 8000 kërkesa. Më pak azilkërkues ka në Estoni, 19 vetë në këtë vit.

EASO pret rritjen e fluksit të azilkërkuesve

Në kuadër të pasojave të pandemisë së Coronës, ekspertët e EASO-s presin në një të ardhme të afërt më shumë refugjatë në Europë. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit për ndalimin e përhapjes së virusit në mars u shtruan gati gjysmë më pak kërkesa se në shkurt, por shpërthimi i COVID-19 në Lindjen e Afërt e në Afrikën Veriore pritet të sjellë më shumë uri, destabilizim të sigurisë dhe në fund grupime të tillë si IS-i mund të forcohen. Kjo në një të ardhme jo të largët mund të çojë në “rritjen e migracionit të lidhur me azilkërkimin”, thonë ekspertët e EASO-s. DW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?