Ç’po ndodh në Zvicër? Gjithmonë e më shumë zviceranë po lënë shtetin
Emigracioni në shkallë të gjerë nuk është unik për vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore, a më saktë ato të Ballkanit Perëndimor. Tashmë, një trend emigrimi por prek edhe vendet e pasura, siç është Zvicra, e konsideruar dhe si “parajsë mbi tokë”.
Gjithnjë e më shumë njerëz zviceranë po zgjedhin të kërkojnë fatin e tyre jashtë vendit, në Francën apo Gjermaninë fqinje, si dhe në Shtetet e Bashkuara, Australia, apo dhe Tajlandë, si destinacionet e tyre preferuara për jetën.
Vitet e fundit, numri i zviceranëve që janë larguar nga vendi është rritur ndjeshëm, dhe në të njëjtën kohë, gjithnjë e më pak “diasporë” e tyre po kthehet. Rezultati është që, për shembull, në 2017 dhe 2018, pothuajse 32,000 zviceranë emigruan dhe vetëm 24,000 u kthyen në vend.
Sipas statistikave, afro 36 përqind e emigrantëve nga Zvicra janë midis moshës 20 dhe 35 vjeç, me gjithnjë e më shumë të rinj që bëjnë gati valixhet dhe duke e lënë Zvicrën e pasur, por të shtrenjtë.
Grupi i dytë i emigrantëve janë shtetas të dyfishtë, d.m.th. zviceranë me origjinë të huaj, si italianë ose portugezë, të cilët pas daljes në pension kthehen në vendin e tyre të mëparshëm.
Sidoqoftë, Zvicra nuk ka asnjë problem me demografinë, pasi është një vend preferencial për të emigruar, ku pothuajse 55,000 të huaj u vendosën aty vitin e kaluar.