Çudit presidenti katalanas, propozon Puigdemont si president të rajonit

Presidenti i Parlamentit të Katalonjës e ka propozuar Carles Puigdemont-in sërish si President rajonal. Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës ka kërkuar ripërsëritjen e urdhërarrestit ndërkombëtar për Puigdemont-in.

Presidenti i Parlamentit të Katalonjës Roger Torrent bëri të ditur se pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive në Parlament e ka propozuar Carles Puigdemont-in sërish kandidat të Presidencës rajonale të Katalonjës. Debati për Presidentit e propozuar duhet të nisë deri në 31 janar. Kandidati duhet të prezantojë në të programin e tij qeveritar, më pas do të zhvillohet zgjedhja.

Qeveria qendrore e Spanjës kishte sinjalizuar paraprakisht hapa juridikë kundër veprimeve të tilla. Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy pati bërë të ditur se një president i rajonit duhet të jetë i pranishëm fizikisht. Në rast se parlamenti megjithatë zgjedh Puigdemontin si President rajonal, Rajoy ka thënë se frerët e administratës rajonale mund të kalojnë sërish në duart e qeverisë qendrore në Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urdhër i ri arresti ndërkombëtar?

Swiss Digital Mobile Reklama

Puigdemonti kishte bërë të ditur pas fitores së re të partive separatiste në 21 dhjetor, se programin e tij qeveritar do ta paraqiste me lidhje me video që nga Brukseli. Po të hyjë në Spanjë, Puigdemontin e kërcënon arrestimi i menjëhershëm. 55 vjecarin e akuzojnë për rebelim, kryengritje dhe abuzim me fondet publike. Kjo pas mbajtjes në Spanjë të një referendumi të ndaluar për pavarësinë si dhe vendimit pasues për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja.

Të hënën, ish-Presidenti i Katalonjës mbërriti në Danimarkë, për të marrë pjesë në Kopenhagen në një debat universitar. Kjo bëri që Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës të kërkojë që të ripërtërihet urdhëri i arrestit në BE për Puigdemont-in. Gjykatësi nuk është i detyruar që ta respektojë këtë kërkesë të Prokurorit. (DW)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?