Cuomo: Duhen projekte të mëdha infrastrukturore për rimëkëmbjen e ekonomisë

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut bëri sot thirrje për projekte të mëdha infrastrukturore për të rritur ekonominë e SHBA-së pas pandemisë duke nënvizuar se do të fliste për këtë gjatë një takimi me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Nëse ka një moment për t’u përballur me këtë nevojë për punime të mëdha në infrastrukturë, është tani”, theksoi guvernatori demokrat, Andrew Cuomo në një konferencë për shtyp nga “New York Stock Exchange” që u rihap për herë të parë që nga 23 mars, transmeton Atsh.

“Ne duhet të rimëkëmbim ekonominë, duhet të krijojmë vende pune”, shtoi ai.

Ai përmendi shembullin e kantiereve të ndërtimit që ai ka kërkuar prej disa vitesh. Në mënyrë të veçantë në sektorin e transportit, siç është ndërtimi i një linje hekurudhore mes qendrës së Nju Jorkut dhe aeroporteve të saj ose shtrirjen e linjës Q të metrosë së Nju Jorkut, dhe në zhvillimin e energjive të rinovueshme.

SHKARKO APP