Daçiç: Nuk kemi presion nga Rusia për negociatat me BE-në
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivaca Daçic, ka deklaruar në Uashington, se sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i ka thënë se Serbia synon Bashkimin Evropian dhe se “marrëdhëniet tradicionale miqësore me Rusinë “absolutisht nuk kanë lidhje me përcaktimin strategjik të Serbisë”, raporton “Politika” e Beogradit.
“Ia kam thënë faktin se po shkojmë në BE, por edhe se marrëdhëniet tona tradicionale miqësore me Rusinë absolutisht nuk kanë lidhje me përcaktimin strategjik të vendit tone.
Ndaj duam të jemi anëtar i BE-së dhe se ky përcaktim me asgjë nuk është vënë në pikëpyetje dhe as që ka ndonjë presion nga Rusia lidhur me këtë”, ka thënë Daçiç.