Dakordësi mes Kinës dhe SHBA -Do heqin tarifat ekzistuese në fazën e parë të marrëveshjes!
Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord që të heqin tarifat e importeve që kanë vendosur, nëse faza e parë e marrëveshjes tregtare përfundon. Ministria e Tregtisë në Kinë, pa dhënë një afat kohor, tha se të dy palët kanë rënë dakord që të anulojnë tarifat. Zyrtarët amerikanë konfirmuan se heqja e tarifave do të jetë pjesë e fazës së parë të marrëveshjes tregtare që po përgatitet për t’u nënshkruar nga Trump dhe presidenti kinez, Xi Jinping.
Sipas zëdhënësve të Shtëpisë së Bardhë, administrata është optimiste për përfundimin e marrëveshjes që do t’i japë fund luftës tregtare 16 mujore mes 2 ekonomive më të mëdha në botë. Megjithatë, këshilltari i tregtisë i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, tha se nuk ka ndonjë marrëvershje për të hequr tarifat ekzistuese. Ekspertët kanë paralajmëruar se pakti mund të prishet dhe ekziston ende shumë punë pasi Trump lajmëroi një marrëveshje muajin e kaluar.
Trump ka përdorur tarifa ndaj miliarda dollarë mallra kinezë të importit si armën kryesore në luftën tregtare. Perspektiva e heqjes së tyre, pavarësisht se në faza, ka sjellë kritika nga këshilltarë brenda dhe jashtë Shtëpisë së Bardhë. Nëse nënshkruhet marrëveshja, pritet të përfshijë premtimin e SHBA për të hequr tarifat e planifikuara për 15 Dhjetorin ndaj 156 miliardë dollarë mallra kinezë të importit, përfshirë telefona dhe laptopë.