Dalja e Britanisë nga BE, Italia mbledh urgjent qeverinë

Ndaj rezultatit “Leave” të Referendumit në Britaninë e Madhe për daljen e saj nga Bashkimi Europian ka reaguar menjëherë dhe politika italiane.

Në orët  para të mëngjesit të sotëm kryeministri italian Matteo Renzi ka mbledhur me urgjencë ministrat e qeverisë së tij. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm dhe Guvernatori i Bankës Italiane Ignazio Visco.

“Është një shok politik, një lajm mjaft i keq për të gjthë ne, që na çon drejt të së panjohurës” është komenti i Sekretarit të shtetit në qeverinë Renzi për Cështjet Europian, Sandro Gozzi. “Procedura e daljes së Britanisë së madhe nga BE mund të zgjas maksimumi 2 vjet e është në interesin tonë që kjo dalje të jetë sa më e shpejt e qartë e me zgjidhjet më të mira të mundshme. Nuk duam të ecim përpara në paqartësi.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Lideri i “Lidhjes së Veriut” Matteo Salvini është nga të parët politikan që ka komenutar në profilin zyrtar të tij në rrjetet sociale;

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tani na takon ne”, shkruan Salvini  “Faleminderit UK. Rroftë kurajo e qytetarëve të lirë. Zemra, truri e krenaria i mundën gënjeshtrat, kërcënimet e shantazhet.”

Ish-kryeministri italian Enrico Letta në profilin e tij në Twitter ka komentuar rezultatin e këtij referendumi duke u shprehur “Kanë zgjedhur e duhet ta pranojmë.  Është koha që liderët europian të reagojnë në lartësinë e kësaj sfide historike të Brexit.”

Ndërsa Nënpresidenti i Parlamentit Europian, italiani Antonio Tajani është shprehur “Janë bërë shumë gabime. Europa është e përbërë nga njerëz e jo vetëm nga monedha. Duhet një Europë më pranë qytetarëve. Duhet të ndryshohet drejtim.”

Ndërkohë Bursa e Milanos ka nisur ditën sot me një humbje prej rreth më shumë se -10%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?