Dalja e Britanisë nga BE – May dhe Juncker premtojnë të arrijnë një marrëveshje para 21 Marsit

Kryeministrja britanike Teresa May dhe Kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker kanë premtuar se do të përfundojnë negociatat që kanë, përpara takimit të liderëve të bllokut në Bruksel më 21 Mars.

Pas një takimi në Sharm el-Sheikh, May dhe kryetari i komisionit njoftuan “përparimin e mirë” në tre fushat e bisedimeve mbi paktin e Brexit të Britanisë së Madhe. Negociatorët e BE dhe Mbretëria e Bashkuar kanë punuar për të arritur një gjuhë të përbashkët në një deklaratë politike mbi marrëdhëniet e ardhshme, nevojën për të shqyrtuar “angazhimet alternative” për një ndalesë irlandeze dhe gjuhën e mëtejshme ligjore që do të jepte “garanci shtesë” për natyrën e përkohshme të ndihmave.

“Në tri fushat të cilat janë identifikuar nga kryetari dhe kryeministrja në takimin më 20 shkurt  ka pasur progres të mirë” -tha një deklaratë nga Komisioni Europian. “Të dyja palët ranë dakord “mbi nevojën për të përfunduar çdo gjë para takimit të Këshillit të BE më 21 mars” -tha deklarata. “Hapi i ardhshëm do të ishte Këshilli Europian dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”-tha një zëdhënës i komisionit. Zëdhënësi gjithashtu hodhi poshtë “spekulime” e mediave se BE ishte e gatshme të zgjasë anëtarësimin në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

Michel Barnier, krye negociatori i BE-së Brexit, do të takohet me negociatorët në Bruksel për bisedime të mëtejshme gjatë ditës së nesërme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?