Dalja e Britanisë nga BE, sqaron Autoriteti i Aviacionit Civil: Asgjë nuk do të ndryshojë për pasagjerët

Mesnatën e mbrëmshme Mbretëria e Bashkuar ka dalë përfundimisht nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, Autoriteti i Aviacionit Civil sqaron të gjithë të interesuarit se asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e aviacionit civil për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.

Ky autoritet u uron fluturim të mbarë dhe të sigurt të gjithë qytetarëve të dy shteteve që kanë planifikuar të udhëtojnë midis dy kryeqyteteve.

Britania i tha lamtumirë Bashkimit Evropian pas një anëtarësi 47-vjeçare.

SHKARKO APP