“Dalja e Italisë nga Eurozona do të ishte një budallallëk”
“Po e ndjek me vëmendje të veçantë atë që po ndodh në Itali dhe jam i bindur se Italia dhe italianët do të dinë të gjejnë zgjidhjet e duhura për të gjitha problemet.
Por ndërkohë, e gjej me vend të theksoj se hipoteza e daljes nga euro është një budallallëk”.
Kështu është shprehur presidenti i PE-së, Antonio Tajani, në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Itali.
“Si president i PE-së, si parlamentar dhe si italian do të bëj të pamundurën që kjo të mos ndodhë”, ka shtuar ai.
Për Tajanin, dalja e Italisë nga eurozona do të thotë dalje nga Bashkimi Europian dhe shkatërrim i kursimeve të italianëve.
“Do të thotë t’u japësh një goditje të fortë sipërmarrjeve të vogla, të mesme e të mëdha, në mënyrë të veçantë atyre në veri të vendit”, ka thënë ai.
“Uroj që asnjë qeveri të mos e mendojë këtë”, ka përfunduar ai.
KOHA JONË SONDAZH

