Dalja e parë publike e Trump pas humbjes së zgjedhjeve, viziton varrezat
Donald Trump ka vendosur të bëjë paraqitjen e parë publike pas zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Presidenti aktual amerikan ka vizituar varrezat kombëtare të Arlingtonit për të përkujtuar Ditën e Veteranëve së bashku me Zonjën e Parë, Melania Trump dhe zëvendëspresidentin, Mike Pence.
Trump nuk po pranon rezultatet e zgjedhjeve duke pretenduar se ato janë të vjedhura dhe se e gjithë çështja do të shkojë në gjykatë.
Ai është takuar me këshilltarët politikë në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar hapat e ardhshëm në strategjinë ligjore, tha një person i njohur me këtë çështje dhe nuk ofroi asnjë shenjë që planifikonte të pranonte rezultatin e zgjedhjeve.
Prapa skenave, refuzimi i Trumpit për të pranuar ka nxitur zyrtarë të lartë në të gjithë qeverinë të përhapin lajmin se çdo bashkëpunim me ekipin e Bidenit është i ndaluar.
Demokrati Joe Biden raportohet se ka siguruar mbi 290 vota elektorale.