Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë
Danimarka do të ketë moshën më të lartë të daljes në pension në Evropë, pas miratimit të një ligji të ri nga parlamenti që rrit moshën e pensionimit në 70 vjeç.
Me 81 vota pro dhe 21 kundër, ligjvënësit vendosën që ndryshimi të zbatohet për personat e lindur pas 31 dhjetorit 1970. Aktualisht, mosha mesatare e daljes në pension në Danimarkë është 67 vjeç, por për ata të lindur më 1 janar 1967 ose më vonë, ajo shkon deri në 69 vjeç.
Ministrja e Punësimit, Ane Halsboe-Jørgensen, tha se kjo rritje është e domosdoshme për të garantuar mirëqenie të qëndrueshme për brezat e ardhshëm. Danimarka ka rreth 6 milionë banorë, me mbi 700,000 persona në moshën 60-69 vjeç dhe rreth 580,000 në grupmoshën 70-79 vjeç.
Për më tepër, rreth 80,000 pensionistë aktualisht vazhdojnë të punojnë, falë kushteve të mira ekonomike, fleksibilitetit nga punëdhënësit, stimujve financiarë dhe dëshirës për të qëndruar aktivë në punë.
KOHA JONË SONDAZH

