Danimarkë, ishuj artificialë për të tërhequr bizneset

Danimarka do të ndërtojë nëntë ishuj artificialë në jug të Kopenhagës për të nxitur ngritjen e bizneseve, njoftoi sot qeveria.

‘’Ne synojmë kompani të teknologjisë së lartë, por ka ende vend për prodhimin e produkteve të përditshmërisë’’, deklaroi Rasmus Jarlov për agjencinë daneze të lajmeve Ritzau.

Në një qytet ku popullsia rritet dhe hapësira mungon për zyrat, të nëntë ishujt pritet të ndërtohen duke nisur nga viti 2022 në një sipërfaqe prej tre milionë metra katrore.

Hapësirat e para në terren do të shiten që nga 2028 dhe projekti, ku detajet e financimit nuk janë bërë ende publike, do të finalizohet në 2040.

SHKARKO APP