Danimarkë, ndahet nga jeta princi Henrik, bashkëshorti i mbretëreshës Margrethe II

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, Princ Henrik, bashkëshorti i mbretëreshës daneze Margrethe II.

Princ Henrik vdiq dje në mbrëmje në Pallatin Fredensborg, rreth 40 kilometra në veri të Kopenhagës, njpftoi sot pallati mbretëror danez.

Princi Henrik, kishte rreth një muaj që kurohej nga një sëmundje në mushkëri në spitalin “Rigshospitalet” në kryeqytet përpara se të transferohej në Fredensborg pas përkeqësimit të gjendjes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?