DASH ishte paralajmëruar në 2018 për eksperimentet e rrezikshme në Vuhan
Zyrtarët e ambasadës amerikane në Pekin kishin paralajmëruar Uashingtonin se siguria e laboratorit të virologjisë në Vuhan ishte e papërshtatshme dy vite para se të shpërthente pandemia e koronavirusit të ri.
Një shkrim në “Washington Post” tregon se në dy kabllograme, Departamenti i Shtetit ishte paralajmëruar se shkencëtarët aziatikë po kryenin “studime të rrezikshme” mbi lakuriqët e infektuar me Covid-19, por shton se “nuk ka asnjë provë përfundimtare” se virusi ka dalë nga aty.
Në Janar të vitit 2018, përfaqësuesit shkencorë të SHBA-së u dërguan disa herë në Institutin e Virologjisë Vuhan, i cili në vitin 2015 ishte bërë laboratori i parë kinez që arriti nivelin më të lartë të sigurisë ndërkombëtare në zonën “bioresearch”.
Por ekipi i zyrtarëve dhe ekspertëve amerikanë mbetën shumë të shqetësuar pas kësaj vizite “për dobësitë e sigurisë dhe menaxhimit brenda laboratorit të institutit” dhe propozuan më shumë vëmendje dhe ndihmë në mesazhet e dërguara në Uashington.
Në artikullin e “Washington Post” shkruhet se në mesazhin e parë diplomatik nënvizohej se puna e laboratorit për lakuriqët e prekur nga koronavirusi dhe transmetimi i tyre i mundshëm tek njerëzit do të përfaqësonte rrezikun e një pandemie të re në formë Sars.
“Laboratori i ri paraqet një mungesë serioze të teknikëve dhe hetuesve të trajnuar në mënyrë të duhur, të domosdoshëm për të operuar në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportimin e 19 janarit 2018.
Megjithëse në këtë kohë studiuesit kinezë në Vuhan po ndihmoheshin nga Laboratori Kombëtar Galveston i Degës Mjekësore të Universitetit të Teksasit dhe organizata të tjera amerikane diplomatët amerikanë në Pekin kërkuan që ndihmat të shtoheshin. Kjo për arsye sepse kërkimi i tij për koronaviruset dhe lakuriqët ishte “i rëndësishëm, por edhe i rrezikshëm”.
Në Nëntor 2017, pak para vizitës së zyrtarëve amerikanë, ekipi i Shi Zhengli, drejtuesi i projektit kërkimor, kishte botuar një studim që tregonte se lakuriqët, të mbledhur nga një shpellë në provincën e Yunnan, kishin me shumë të ngjarë të ishin nga e njëjta popullatë që gjeneroi koronavirusin Sars në 2003.
“Por mbi të gjitha”, thuhet në mesazhet diplomatike, “zbulimi sugjeron fuqimisht se koronaviruset mund të transmetohen te njerëzit për të shkaktuar sëmundje të ngjashme me SARS”.
Raporti i diplomatëve nxiti diskutimet brenda qeverisë së Shteteve të Bashkuara se një nga laboratorët e Vuhan ishte burimi i virusit. Por studimi i Shi Zhengli dhe mungesa e provave se brenda laboratorit kishte patur rrjedhje të virusit sugjerojnë të kundërtën. Ama një fakt ku sugjerojnë të gjitha provat është se paralajmërimet lidhur me këtë virus janë neglizhuar dhe nuk janë marrë seriozisht.
Kjo gjenje mos interesimi madje vijoji edhe pasi u deklarua se virusi i ri kishte prekur njerëzit dhe vetëm pasi ai kishte vrarë mbi 1 mij persona bota u kujtua për ta marrë seriozisht.
Sars Cov-2 tashmë ka infektuar 2 milionë njerëz në gjithë botën dhe i ka marrë jetën mbi 125 mijë të tjerëve.