Dashuri vrastare, krimet e pasionit që shokuan botën
Dashuria është ndjenja që i mban njerëzit gjallë, dashuria është e mirë, por a është vërtetë dashuria… vdekjeprurëse? Marrë shkak nga ngjarja e tmerrshme e ditës së sotme ku një 31-vjeçar i dashuruar me një vajzë 19-vjeç, e vrau në mes të rrugës me pistoletë, duke e qëlluar dy herë e më pas vrau veten ju sjellim një artikull nga ”Absolute Crime”.
Në librin: In Love and Murder, krimet e pasionit që shokuan botën nga William Webb, ka të bëjë pikërisht më këto krime pasioni. Historitë në libër tregojnë rastet e vrasjeve që u kryen nga dashuria, ata kryen disa nga aktet më të shëmtuara për pasion, ndoshta më të tmerrshmesh në historinë e romancave.
Ky libër i shkurtër ndjek disa raste të një pasioni vdekjeprurës, nga gruaja e njohur franceze, e cila zbuloi tradhtinë e burrit dhe një burrë që zbulon tradhtinë e gruas. Këto raste që tronditën botën treguan se si dashuria mund të përfundojë një histori fatale Krimet e pasioneve na kanë habitur gjithmonë, na kanë shokuar sepse nuk e mendonim se dashuria ishte dhunë dhe ngjarje fatale, por një ndjejnë që përmbledh dhembshurinë, mirëkuptimin, e çdo gjë të mirë.
Studimet e shumta kanë treguar se në gjithmonë ia vëmë fajin personit të vrarë, duke justifikuar vrasësin. Por në të vërtetë, në shumicën e rasteve, të vrarët janë viktima të të dashuruarve në obsesion dhe atyre me problem psikopatie. Para shumë vitesh, një krim pasioni i kryer në Francë, ligji francez e justifikoi vrasjen e burrit i cili ishte tradhtuar nga gruaja. Krimet e pasionit janë bërë të vështira për tu kuptuar si nga ana psikologjike ashtu edhe nga ana ligjore penale.
Një shembull klasik i një krimi të tillë është misteri legjendar i Australisë “Pajama Girl” nga vitet 1930. Misteri ishte aq magjepsës saqë në të vërtetë u shmang nga vëmendja e Australianëve për shkak të depresionit të madh, i cili më pas goditi popullin e tyre. Rasti tërhoqi vëmendjen në gusht të vitit 1934, kur një burrë me emrin Tom Griffith po lëvizte afër qytetit të Albury, New South Wales. Duke ecur vuri re diçka, një grua të veshur me pizhame të mëndafshta. Trupi i saj ishte lyer me vajgur dhe djegur në një përpjekje për të shkatërruar provat. Një pjesë e misterit që çështja tërhoqi kaq shumë vëmendje ishte se askush nuk mund ta identifikonte vajzën. Mjekësia ligjore nuk ishte shumë e përparuar në vitin 1934 dhe policia nuk ishte në gjendje të identifikonte viktimën. Trupi u vendos edhe në shfaqje publike në një përpjekje për ta identifikuar.
Gjatë hetimit fillestar, të paktën dy gra të zhdukura u renditën si identitete të mundshme për viktimën, Linda Agostini dhe Anna Philomena Morgan. Për fat të keq, policia nuk mundi të bënte një identifikim të saktë. Kështu pizhamet u kthyen në një shenjë krimi. Në atë kohë, gratë e respektuara në Australi nuk duhej të mbanin pizhame. Pizhame të mëndafshta, si ato të veshura nga vajza, u konsideruan si pizhame për gra të lira dhe prostituta. Çuditërisht, u deshën 10 vjet për të zgjidhur krimin. Trupi i Pajama Girl u ruajt në Universitetin e Sydneit dhe më vonë në selinë e policisë për hetime të tjera. Në vitin 1944, vajza e pizhameve u identifikua përfundimisht. Duke hetuar pjesën e dhëmbëve, hetuesit përcaktuan se vajza ishte Linda Agostini, një emigrante angleze e cila ishte zhdukur në vitin 1934. I dyshuari ishte burri i saj, Antonio (ose Toni) Agostini, një emigrant italian. Agostini u arrestua në Sydney dhe u ekstradua në Melburn për t’u gjykuar për vrasje; ai dhe Linda kishin jetuar në Melburn në kohën e zhdukjes së saj.
Çuditërisht, komisioneri i policisë së Sydne-it, William McKay e njihte Agostinin, i cili kishte punuar në gardërobën në një nga restorantet e tij të preferuara, Romanos. McKay i kërkoi Agostinit që të shkonte në zyrën e tij për një bisedë. Gjatë bisedës, Agostini pranoi krimin dhe bëri pohimin e dyshimtë, se ai kishte qëlluar aksidentalisht gruan e tij. Ai gjithashtu pranoi se derdhi benzinë mbi trupin e saj dhe u përpoq ta digjte. Agostini madje pranoi se kishte lëvizur trupin në një shtet tjetër ( South Wales) në një përpjekje për të shmangur zbulimin.
Përkundër rrëfimit, prokurorët nuk ishin në gjendje të bindnin jurinë se Agostini ishte vërtet fajtor për vrasjen. Kjo do të thoshte se ai nuk mund të dënohej për krimin e tij. Pas disa vitesh, Agostini përfundimisht u dënua për vrasje me gjashtë vjet burg. Pas lirimit të tij, u dëbua në Itali, ku vdiq në vitin 1969. A është zgjidhur i gjithë misteri? Mbetën disa pyetje të mëdha në rastin e ‘Pajama Girl’.
E para është motivi: Antonio Agostini nuk dha asnjë motiv për vrasjen. Miqtë dhe të afërmit e Linda Agostinit dhanë një motiv të mundshëm: ata pretendonin se Agostini ishte një njeri kontrollues, ndërsa Linda ishte shpirti i lirë. Por një arsye tjetër më bindëse ishte se Linda kishte rënë në dashuri me një burrë tjetër, para martesës me Agostinin, ky i fundit e dinte dhe thjesht kishte pritur momentin të hakmerrej. Por të gjitha këto mbetën spekulime, e fundi, një krim pasioni.
Burimi: /Tirana Post/
KOHA JONË SONDAZH

