“Dasma me armë dhe plumba”, anulohet mësimi për të shmangur një ngjarje tragjike
Adhuruesit e armëve detyruan një shkollë fillore që të mbyllej për të ribërë dasmat e tyre ndërsa mbanin në duar pushkë AR-15, si dhe kurora të krijuara me plumba.
Shkolla fillore ‘Ëallenpaupack’ dërgoi nxënësit në vende të tjera, ndërsa ceremonia e cuditshme u zhvillua në kishën ‘Bota e paqes’.
Ata zgjodhën që të anulonin zhvillimin e mësimit pasi natyra e ceremonisë mund të përfundonte në një ngjarje tragjike pasi para dy javësh një armë AR-15 vrau 17 nxënës në një shkollë në Florida.
Ndërsa mbanin armë apo kurora, të gjithë luteshin dhe bënin zotimet e tyre në kishe. Në këtë veprim morën pjesë dhe priftërinjë, të cilët mbanin pushkët sulmuese dhe kishin veshur rroba mëndafshi të bardha ose rozë.


KOHA JONË SONDAZH

