Davutoglu: Maqedonia partnere strategjike e Turqisë

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu  ka deklaruar se aktualisht, “Turqia renditet e 13-ta në eksportet në Maqedoni, ndërsa ne këtu në eksportet tona jemi në rang të 8-të. Unë nuk do ta pranoj as vendin e dytë në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe të Turqisë.

Kryeministri Ahmet Davutoglu në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup u takua me përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë Turqi-Maqedoni. Davutoglu i cili ka theksuar se Marrëdhëniet Turqi – Maqedoni janë të veçanta mes tyre, dhe me një strategji jashtëzakonisht të rëndësishme me një sfond të thellë historik tha se: “Ne ndonjëherë e konsiderojmë vendin si një fqinj, por nuk jeni fqinj. Pavarësisht se mes Turqisë dhe Maqedonisë nuk ka një kufi të përbashkët për ne Maqedonia është edhe më shumë se një fqinjë, është një vend i ngrohtë, i afërt dhe në marrëdhënit historike”.

“Në këtë kuptim, kur ju shikoni marrëdhëniet në mes dy vendeve të bazuara në tre shtylla, kulturore, politike, ekonomike, kur ju i shikoni në të gjitha këto aspekte, atëherë ne mund të shohim se Maqedoni bart një rëndësi të veçantë për Turqinë. Nëse shikohet nga perspektiva kulturore Maqedonia në kuadër të Rumelisë mbart të gjithë tiparet e përbashkëta kulturore të fushën tonë,Siç pasqyrohet në vetvete është jashtëzakonisht unike dhe është një vend ku ka një sfond natyror kulturor. Kudo që të shëtisni Maqedoninë ju do të shihni linjat tona kulturore. Arkitekturën tonë, ju do të përjetoni vlerat tona të përbashkëta kulturore. Maqedonia ka një atmosferë ku ndjehesh i rehatshëm sikur po shëtit Anadollin dhe mund të komunikosh lehtësisht me çdokush në kontekstin e komunikimit social, dhe kjo është e rëndësishme në aspektin ekonomik. Të mos e ndiesh veten të huaj në një vend ku biznesi ynë është prezent dhe të ndihesh i integruar me strukturën kulturore të vendit, për të dy vendet kjo është shumë e rëndësishme në aspektin e marrëdhënieve mes dy popujve”.


“Sikur të shkulet një gozhdë e vetme në trashëgiminë tonë kulturore”

Davutoglu i cili ka vlerësuar për anëtarët e dhomës së Tregtisë Turqi-Maqedoni se gjatë detyrës së tyre që do të operojnë në vend nuk do ta ndien boshllëkun e të qenit në emigrim dhe nuk do ndihen si të huaj tha: “Unë Maqedoninë në periudhën kur isha Ministër i Jashtëm e kam shëtitur pëllëmbë për pëllëmbë deri në fshatrat e saj. Unë kam ndjekur të gjithë kryeveprat e historisë kulturore të trashëgimisë sonë atje, dhe i kam porositur të gjithë shokët e mi se në përgjithësi në Ballkan dhe veçanërisht në Maqedoni sikur edhe një gur, një gozhdë të shkulet ne nuk mund ta japim llogarinë e kësaj, prandaj dhe po e theksoj këtë se këto vende nuk janë të huaja për ne, kultura në këto rajone është një pjesë e kulturës sonë. Kjo afërsi kulturore është e rëndësishme për botën e biznesit”.

Davutoglu i cili është shprehur se një çështje tjetër e rëndësishme mes 2 vendeve janë edhe marrëdhëniet politike ka theksuar se politikën që ka Turqia me Maqedoninë e kanë shumë pak vende. Davutoglu gjithashtu ka theksuar se Turqia ka qenë vendi i pare që e ka njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues dhe në të gjitha terrenet Turqia, do ta njohë Maqedoninë me emrin kushtetues. Davutoglu ka theksuar se Turqia dhe Maqedonia në vitin 2010 kanë nënshkruar një marrëveshje strategjike mes tyre dhe sipas vendimit të marrë çdo vit zhvillohen vizita të ndërsjella dhe të nivelit të lartë mes dy vendeve.

“Maqedonia është zemra e Ballkanit”

Davutoglu i cili vuri në dukje se Maqedonia është zemra e Ballkanit në fjalën e tij të mëtejshme vazhdoi:  “Në rast se Maqedonia do të ketë një stabilitet politik gjë për të cilën ne kemi kontribuar gjithmonë, i gjithë Ballkani do të jetë në paqe dhe qetësi. Në rast të një stabiliteti të tillë Maqedonia mund të jetë një nga shtetet më të rëndësishme në të ardhmen për sa i përket ekonomisë. Normalisht Maqedonia mund të ketë problem nga më të ndryshmet si problem i emrit apo ekuilibrat ekonomik, por ne jemi miku natyral i tregtisë së këtij vendi. Duhet të kemi parasysh që ky shtet është në integrim me shtetin tonë dhe sipas tij konteksti edhe ne duhet të bëjmë investimet tona strategjike”.

Davutoglu tërhoqi vëmendjen tek prania e etnive dhe feve të ndryshme në Maqedoni  dhe lidhur me këtë tha se pikërisht kjo është arsyeja që në rast se në Maqedoni do të ketë stabilitet ky fakt do të jetë i ndjeshëm në të gjithë Ballkanin.

 “Prania jonë këtu është një detyrë historike”

Davutoglu në fjalën e tij tha gjithashtu se me ngritjen ekonomike dhe stabilitetin e Maqedonisë do të përfitojnë të gjitha shtetet e Ballkanit dhe për këtë arsye prania juaj këtu ndikon në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Maqedonisë. Prania juaj këtu gjithashtu është tregues i politikave tona stabilizuese në Ballkan.

Davutoglu theksoi gjithashtu se i kanë ndihmuar me të gjitha kapacitetet për rritjen e tregtisë të anasjelltë mes dy shteteve dhe se tregtia mes këtyre dy vendeve e cila aktualisht është rreth 375 milionë dollarë është gjithmonë e në rritje. Brenda 10 mujorëshit të parë kjo tregti ka pasur një rritje prej 15 % tha Davutoglu dhe ne shpresojmë që në kontekstin afatgjatë të këtij bashkëpunimi Brenda 3-4 viteve ta çojmë deri në 1 miliard dollar.

Duke prekur rëndësinë që ai i jep bashkpunimit me shtetet e Ballkanit Davutoglu tha se këto vende nuk jan të paarritshme dhe të largëta por vende të kuptueshme dhe të afërta për ne. për këtë arsye ne e mbajmë gjithmonë në axhendë ndërtimin e një zone të lirë industrial e në Maqedoni dhe këtët temë do ta flasim përseri. Në rast realizimi të këtij projekti dy shtetet tona do të afrohen gjithmonë e më shumë.

Davtoglu tha se prania jonë këtu nga ana kulturore është një detyrë historike. Ai tha gjithashtu se do të bëjnë të pa mundurën për vazhdimin e marrëdhënieve kulturore mes dy shteteve dhe i quajti biznesmenët turq në Maqedoni si ura lidhëse në këtë temë.

Davutoglu vuri theksin se marrëdhëniet me Turqisë dhe Maqedonisë do të zhvillohen edhe më tej. Ai tha gjithashtu se Maqedonia ka probleme me fqinjët por me ta nuk ka patur kurrë një gjë të tillë. Davutoglu falenderoi biznesmenët turq në Maqedoni të cilët kanë sakrifikuar dhe në vend të përçarjes janë bërë të gjithë bashkë për një tregti më të mirë. Për shkak të vendimit të qeverisë turke për të mos dhënë pllakat në vend të tyre Davutoglu dhe delegacioni që e shoqëron dhanë 30 bursa për studentët në Maqedoni.

SHKARKO APP