Davutoglu: Nuk do t’i lejojmë fyerjet ndaj Profetit Muhamed

Shefi i ekzekutivit turk, Ahmet Davutoglu, dënoi sot publikimin nga e përjavshmja satirike franceze "Charlie Hebdo" të një karikature të Profetit Muhamed, duke deklaruar se "liria e shprehjes nuk do të thotë liri për të fyer".

"Publikimi i kësaj karikature të Profetit Muhamed përbën një provokim të rëndë … Liria e medias nuk nënkupton lirinë për të fyer", deklaroi Kryeministri Davutoglu për gazetarët para nisjes për në Bruksel.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

"Ne nuk mund t’i pranojmë dhe as t'i lejojmë fyerjet e bëra ndaj Profetit Muhamed", theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Kreu qeverisë turke do të vizitojë Brukselin për një sërë kontaktesh dypalëshe mbi çështje të shumta, ku spikasin përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE dhe hapja e kapitullit të 17-të të negociatave, liberalizimi i vizave për qytetarët turq dhe zhvillimet e fundit në bashkëbisedimet për marrëveshjen e ripranimit, Unioni Doganor dhe qëndrimi mbi fushën e investimeve dhe tregtisë së përbashkët transatlantike.

 

Përveç zhvillimeve dhe bisedimeve dypalëshe, Kryeministri Davutoglu theksoi se do të gjejnë shansin për të shkëmbyer mendime rreth çështjeve rajonale e ndërkombëtare, me në krye Sirinë.

 

Sakaq, numri 1 i Ankarasë zyrtare do t'u drejtohet me një fjalim opinionistëve, akademikëve dhe rrethe mediatike në Bruksel; ndërsa në orët e mbrëmjes së sotme ai do të ketë një takim me përfaqësues të komunitetit turk në Belgjikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?