Debati për rihapjen e SHBA-së pas pandemisë, reagon guvernatori i New York-ut

Masat për rihapjen e vendit pas pandemisë kanë shkaktuar jo pak debat në SHBA. Kujtojmë se SHBA-të ishin ndër vendet më të prekura nga Covid-19.

Të dielën në SHBA u regjistruan mbi 1 milion e 133 mijë të prekur nga virusi dhe mbi 66 mijë humbje jete.

Në lidhje më masat për rihapjen e vendit ka reagaur edhe guvernatori i një prej shteteve më të prekura New York.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tërhoqi vëmendjen ndaj atyre që i quan kërkesa të parakohshme për rihapje të shtetit. Ai tha se ai e dinte që njerëzit po hasnin vështirësi për shkak të papunësisë, por ai tha se ishte e nevojshme më shumë kohë për të kuptuar situatën e krijuar nga koronavirusi.Ndërsa rreth gjysma e shteteve kanë rihapur pjesërisht ekonomitë e tyre gjatë kësaj fundjave, zoti Cuomo tha se kishte nevojë për më shumë informacion mbi atë që po bënte pandemia në shtetin e tij, më i godituri në vend nga sëmundja, përpara se të merrte vendim për të lehtësuar kufizimet që synojnë të frenojnë përhapjen e saj.

Kur noton në ujëra të paeksploruar, nuk do të thotë se duhet të veprosh verbërishtpërdorimi i informacionit për të përcaktuar veprimet pa u udhëhequr nga emocionet e politika apo nga ajo që mendojnë apo ndjejnë njerëzit. Faktet tha zoti Cuomo duhen të jenë baza e gjykimit.

SHKARKO APP