Dëbimi i diplomatëve, Rusia do të hakmerret
Rusia padyshim që do të hakmerret për dëbimet e diplomatëve rusë nga vende të shumta të Europës, por këtë do ta bëjë në kohën e duhur.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ai nuk siguroi më shumë detaje mbi natyrën e kundërpërgjigjes së Rusisë, por pohoi se hakmarrja do të përkojë me interesat kombëtare të vendit.
Peskov gjithashtu shprehu besimin se shtetet që kanë përjashtuar diplomatët rusë, do të rishikojnë informacionet të cilat Britania pretendon se janë provë e përfshirjes së Rusisë në helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal.
Një deklaratë me tone të ashpra ka lëshuar edhe Ministria e Jashtme ruse.
Zyra e diplomacisë së Moskës i ka kërkuar Londrës të vërtetojë se nuk kanë qenë spiunët britanikë ata të cilët kanë helmuar Skripal.
Ministria e Jashtme deklaroi se në mungesë të një prove të tillë, incidenti do të konsiderohet si një përpjekje kundër jetës së qytetarëve rusë dhe provokim masiv politik.
KOHA JONË SONDAZH

