Dëbimi i diplomatëve, Rusia zotohet për hakmarrje

Rusia ka reaguar ashpër dhe është zotuar se do të “hakmerret me një përgjigje të ngjashme”, në ditët e ardhshme ndaj të gjitha vendeve europiane që kanë dëbuar diplomatë rusë nga vendet e tyre.

Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik”, teksa ka renditur të gjithë listën me vendet që kanë marrë këtë hap, pasqyron edhe reagimin e ministrisë të Jashthme Ruse.

“Ne shprehim një protestë decisive mbi vendimin e marrë nga një numër vendesh të BE-së dhe NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë, e do të ketë një përgjigje të ngjashme, do ta përpunojmë atë në ditët në vijim dhe do të japim përgjigjen tonë në lidhje me secilin vend. Ne e konsiderojmë këtë hap si jo miqësor dhe nuk i shërbejmë detyrave dhe interesave të gjetjes së shkaqeve dhe autorëve të incidentit që ndodhi më 4 mars në Salisbury”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?