“Dëbimi i emigrantëve ilegalë”, Supremja refuzon kërkesën e Trump për shfuqizimin e DACA-s

Gjykata Supreme në Amerikë ka kthyer mbrapsht kërkesën e administratës të presidentit Donald Trump, për të shfuqizuar programin DACA, për dëbimin e qindra-mijëra të rinjve që kanë ardhur në mënyrë ilegale në SHBA kur kanë qenë fëmijë.

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të shfuqizojë programin DACA, që daton nga koha e ish-presidentit Barack Obama dhe mbron nga dëbimi imigrantët e rinj pa dokumente.

Me anë të këtij programi, këta imigrantë mbrohen nga dëbimi dhe u jepen lejet e punës për periudha dyvjeçare dhe pastaj ata duhet të ri-aplikojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kongresi deri më tani nuk ka arritur të miratojë legjislacionin për të adresuar fatin e këtyre imigrantëve duke përfshirë një rrugë të mundshme për shtetësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me shfuqizimin e Daca-s, mbi 800 000 veta do të përballeshin me dëbim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?