Deklarata e fortë e Trump: Nëse vdesin më pak se 100 mijë amerikanë, kemi bërë një punë shumë të mirë

Presidenti i SHBA, Donald Trump u tërhoq nga deklarata e rikthimit të jetës normale në SHBA për Pashkë, më 12 prill, duke i shtyrë udhëzimet federale të koronavirusit, si distanca sociale në të gjithë SHBA deri në të paktën 30 prill, raporton BBC.trump

Trump u shpreh se deklarat e tij e mëparshme për të rihapur vendin deri në Pashkë kishte qenë vetëm “aspiruese”, duke thënë se shpresonte që normaliteti të kthehej deri më 1 qershor.

“Pika më e lartë e nivelit të vdekjes ka të ngjarë të arrihet brenda dy javësh”, tha Trump.

Ai dukej se po i referohej niveleve të kulmit të infeksionit, nga i cili ekspertët kanë frikë se mund të mposhtë spitalet.

Këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr Anthony Fauci kishte paralajmëruar më parë se virusi mund të vriste deri në 200,000 amerikanë. Dr. Fauci tha se ishte plotësisht e imagjinueshme që miliona amerikanë mund të infektoheshin.

Trump tha se vendimi për të zgjatur distancimin shoqëror ishte marrë pasi ai dëgjoi se “2.2 milionë njerëz mund të kishin vdekur nëse ne nuk do të kalonim me gjithë masat”.

Presidenti shtoi se, nëse administrata e tij do të mbante numrin e vdekjeve nën 100,000 njerëz në SHBA, “ne të gjithë do të kemi bërë një punë shumë të mirë”.

Deri tani shifrat zyrtare në SHBA flasin për 2.490 vdekje në lidhje me Covid-19. Javën e kaluar SHBA u bë vendi me rastet më të raportuara të infektimit në botë.

SHKARKO APP