Deklarata e Presidentit që po “çmend” dynjanë: Më sillni një selfie me Zotin dhe unë…

Presidenti Filipin Rodrigo Duterte ka premtuar so të firmoste dorëheqjen menjëherë, nëse një person që i përket fesë së krishterë mund t’i tregojë atij ndonjë provë se Perëndia ekziston. Kjo deklaratë vjen vetëm disa javë pasi ai nxiti zemërim ndër grupet fetare pasi e quajti Zotin “budalla”.

Udhëheqësi i bëri këto deklarata të premten gjatë një fjalimi ku tha se nëse dikush mund të thotë se ose ka qenë “në qiell, kanë biseduar me Perëndinë [ose e kanë parë personalisht”, ai do të jepte dorëheqjen si president “që atë natë”.

“Më duhet vetëm një dëshmitar që do të më thotë, “Zotëri, ata budallenjtë në kishë më urdhëruan të shkoj në qiell dhe të flisja me Perëndinë. Perëndia me të vërtetë ekziston. Ne kemi një foto së bashku dhe të kam sjellë një selfie”, tha ai teksa fliste në qytetin jugor të Davaos.

Duterte pastaj kritikoi Kishën Katolike duke pyetur pse besimtarët janë të detyruar të japin para për Kishën.

“Nëse jeni me të vërtetë duke i ndihmuar njerëzit, pse kërkoni para prej tyre?”, pyeti ai.

Kjo nuk është hera e parë që 73-vjeçari ka kritikuar grupet e krishtere dhe ‘Perëndinë’ e tyre.

Burimi: RT/ Panorama

SHKARKO APP