Deklarata e Trump për Iranin, Papa Leoni XIV: Duam paqe

Papa Leoni XIV ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për Iranin, duke i cilësuar si të papranueshme. ”Kërcënimi që i bëhet Iranit është i papranueshëm. Ka çështje të së drejtës ndërkombëtare, por edhe më shumë, çështje morale: ka kaq shumë njerëz, fëmijë, të moshuar, krejtësisht të pafajshëm që do të prekeshin nëse ky kërcënim do të bëhej realitet”, u shpreh Papa. Ai theksoi se duhet bërë çdo përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e situatës. ”Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, të lutemi, por edhe të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet nga ligjvënësit amerikanë për të thënë se nuk duam luftë, duam paqe”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?