Del bilanci, ja sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin
Lufta me Iranin pritet t’i kushtojë Izraelit rreth 3 miliardë dollarë në javë. Kostoja e konfliktit për ekonominë izraelite vlerësohet të arrijë në rreth 9.4 miliardë shekelë (afërsisht 3 miliardë dollarë) në javë, nëse kufizimet kombëtare mbeten në fuqi.
Masat përfshijnë ndalimin e tubimeve publike, pezullimin e aktiviteteve arsimore dhe kufizimin e aksesit në vendet e punës, me përjashtim të bizneseve thelbësore. Udhëzimet parashikojnë gjithashtu kufizim të lëvizjes për në punë, punë nga shtëpia për shumicën e punonjësve dhe mbylljen e shkollave.
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Ilan Rom i ka dërguar një letër kreut të Komandës së Frontit të Brendshëm të IDF-së, gjeneralit Shai Klapper, duke kërkuar lehtësimin e kufizimeve dhe kalimin drejt një aktiviteti të kufizuar ekonomik. Ai propozon një rihapje graduale dhe të pjesshme të ekonomisë duke filluar nga dita e nesërme.
KOHA JONË SONDAZH

