Del harta që tregon ”shtatë rrugët e mundshme të Putinit”

Situata mes Rusisë dhe Ukrainës duket sikur do të shpërthejë nga momenti në moment.  Një hartë e publikuar në rrjetet sociale thuhet se tregon boshtin e mundshëm të sulmit që presidenti Vladimir Putin mund të urdhërojë trupat e tij të marrin, pasi Rusia është e gatshme për një sulm pranë kufirit me Ukrainën.

Një hartë e shpërndarë në llogarinë zyrtare të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes në Twitter tregon dy faza të mundshme, ”lëvizja tokësore e fazës së parë” dhe ”lëvizja tokësore e fazës së dytë” të një pushtimi rus në Ukrainë.

Harta rrëqethëse tregon se sa reale është mundësia e pushtimit dhe vjen pasi Britania e Madhe dhe SHBA akuzuan sot Rusinë për rritjen e forcave të saj në kufirin ukrainas me deri në 7000 trupa. Një gjë e tillë vjen përkundër pretendime të Kremlinit se ka filluar tërheqjen e disa ushtarëve nga ajo zonë.

SHKARKO APP