Del nga burgu nga Covid-19, një ditë më pas bën vrasje
Që pasi Covid-19 u bë pandemi, burgjet në vendet e prekura filluan që të nxirrnin të burgosurit. Joseph Williams i dënuar për shpërndarje droge ishte një nga 164 të burgosur që konsideroheshin me rrezikshmëri të ulët dhe u liruan nga burgu i Hillsborough në Florida. Dje ai u arrestua sërish si i dyshuar kryesor për një vrasje me armë që kishte ndodhur një ditë pas daljes së tij. Burgjet në të gjithë botën po përballen me vendime të vështra teksa të burgosurit që jetojnë pranë rrezikojnë përhapjen e koronavirusit. Në Britani të burgosurit janë detyruar të kryejnë nevojat personale në qese e në shishe pasi stafi nuk përballon dot nevojat e tyre te tualetit gjatë karantinës.