Delegacioni i Trump mbërrin në Izrael

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, mbërritën në Izrael në krye të hapjes së ambasadës së re amerikane në Jeruzalem të Hënën, shkruan BBC.

Çifti, të dy këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë, do të jenë pjesmarrës në ceremoni, ndërkohë që vetë presidenti Trump nuk do të jetë aty.

Vendimi i tij për të lëvizur operacionet nga Tel Avivi zemëroi palestinezët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plani u çua përpapa për të konçiduar me 70 vjetorin e krijimit të shtetit të Israelit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Izraeli e konsideron Jeruzalemin si kryeqytetin e tij “të përjetshëm dhe të pandarë”, ndërsa palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor, i pushtuar nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme në 1967n – do të jetë kryeqyteti i një shteti të ardhshëm.

Vendimi i Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, theu dekada neutraliteti të SHBA mbi çështjen dhe hodhi poshtë shumicën e bashkësisë ndërkombëtare.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lëvizja e ambsadës ishte një arsye për të festuar.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e përshkroi një gjë të tillë si “shuplaka e shekullit”.

Një ambasadë afat shkurtër do të hapet brenda konsullatës amerikane ekzistuese në Jeruzalem të hënën, ndërsa një rrjt më i madh do të gjendet më vonë, kur pjesa tjetër e ambasadës të lëvizë nga Tel Avivi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?