Demaliaj: Trump nuk është Nikson! Sot diskreditoi Amerikën në mënyrën më të shëmtuar
Analisti i njohur Ilir Demaliaj për Ora News ka folur më shumë në lidhje me gjendjen politike në të cilën po kalon Amerika pas zgjedhjeve të fundit presidenciale.
Demaliaj ka thënë se Trump e ka varfëruar shtresën e mesme, ndërkohë që e quan këtë të fundit të çmendur.
Demaliaj: Trump nuk është Nikson, se edhe për këtë që po ndodh tani, që sot pa pikën e turpit ka diskredituar Amerikën në mënyrën më të shëmtuar që s’do t’ja bënte as armiku më i madh. Sot në fjalimin e tij në Uashington tha se kjo që ka ndodhur me zgjedhjet në SHBA, nuk ndodh as në vendet e treta të Afrikës. E kuptoni që kemi të bëjmë me një të çmendur që ka marrë fuqinë e Amerikës? Kina e ka çuar shtresën e mesme në 400 milion, kurse ky e varfëroi shtresën e mesme.
Veprimet e tij edhe sot 14 para se të ikë nga Shtëpia e Bardhë, tregojnë dy gjëra që e thonë edhe analistët, tregon frikën e tij se e di se çfarë ka bërë dhe çmendurinë e këtij njeriu që nuk është normal. Ky ka 73 milionë vota ndërsa ky tjetri ka 81 milionë vota. Pra ka 7 milionë vota më shumë.
Presidenti Al Gore humbi me 500 vota dhe ishte zv. President, ishte në garë me George Bush. E pranoi, megjithëse nuk ra dakord, për 500 vota. Këtu bëhet fjalë për 7 milionë vota. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me presidentin Nikson, që ka qenë zv/president dhe e pranoi humbjen nga gara me Kennedin. Ajo ka qenë një garë shumë e ngushtë. Ky njeri sot është i sëmurë.