Demokratët i kërkojnë që të tërhiqet, reagon menaxherja e fushatës së Biden: Presidenti mbetet në garë

Nën trysninë e vijueshme në të cilin ndodhet presidenti i SHBA-së, Joe Biden mbetet në garën për Shtëpinë e Bardhë, tha sot menaxheri i fushatës së tij, pavarësisht dyshimeve nga demokratët për aftësinë e tij fizike dhe mendore për të marrë një mandat të dytë.

”Joe Biden është më i vendosur se kurrë për të mposhtur Donald Trump”. Ndërsa presidenti i merr seriozisht shqetësimet e disa demokratëve, ai është i përkushtuar të luftojë për të fituar një mandat të dytë, tha menaxharja Jen O’Malley Dillon, në emisionin “Morning Joe” të MSNBC.

”Ata kanë pyetje, por ata po qëndrojnë me Joe Bidenin”, shtoi ajo. Një pjesë e madhe e demokratëve mendojnë se nënpresidentja, Kamala Harris, mund të jetë një kandidate e mirë për presidente.

SHKARKO APP