Dendias për takimin Mitsotakis-Erdogan: Ndryshimet ekzistojnë, janë të mëdha dhe të rëndësishme
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias nga Lituania ka komentuar takimin Mitsotakis-Erdogan të mbajtur një ditë më parë në Bruksel.
Dendias thotë se pikërisht ky takim ishte për të “thyer akullin” mes dy liderëve që në dy vitet e fundit kanë pasur mjaft konflikte.
Për kryediplomatin grek ndryshimet ekzistojnë, janë të mëdha dhe të rëndësishme. Ditën e djeshme Mitsotakis dhe Erdogan u takuan në Bruksel nën një klimë pozitive të raporteve Greqi-Turqi dhe premtuan se do të lënë pas konfliktet dhe provokimet e vitit të kaluar.