“Dënim me arkivol” për qytetarët që nuk mbajnë maska

Normaliteti kërkon maska mbrojtëse si një rregull për të frenuar përhapjen e Covid-19 dhe nëse nuk e respekton në Xhakarta (kryeqyteti i Indonezisë) përfundon brenda një arkivoli.

Mediat lokale raportojnë se ata që janë kapur pa maskë në rrethin Kalisari të qytetit duhet të numërojnë deri në 100 brenda arkivolit teksa janë të ekspozuar për kalimtarët të bëjnë fotografi.

Ky dënim me arkivolin do të zbatohet për të paktën edhe disa ditë të tjera për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me masat e sigurisë.

“Sidoqoftë, ideja e arkivolit të hapur është ende një koncept i ri pasi ne jemi akoma duke eksperimentuar nëse kjo qasje mund të ndihmojë në ndryshimin e perceptimit të publikut drejt veshjes së maskave të tyre të fytyrës”.

SHKARKO APP