Denoncimi shokues: ISIS kryqëzon dhe varros të gjallë fëmijët

ISIS nuk ka mëshirë për askënd.

Madje as për fëmijët. Në raport i fundit i Kombeve të Bashkuara tregon detaje shokuese. Fëmijë irakienë që rrëmbehen nga ISIS, kryqëzohen e madje varrosen të gjallë.

Organizata ONU ka vërtetuar disa raste të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta fëmijë janë kryesisht kristianë dhe Yazidi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, terroristë islamikë, fëmijët me problem mendore që kanë rrëmbyer, i përdorin si kamikazë.

Ndërsa një pjesë e fëmijëve të rrëmbyer përdoren si mbyrojë kur terroristët sulmohen nga kundërshtarët e tyre.

Shumë prej këtyre fëmijëve, sipas ONU, pasi rrëmbehen, shiten edhe si skllavë seksi.

“Jemi shumë të shqetësuar për torturat dhe vrasjen e këtyre fëmijëve.

Shumica prej tyre i përkasin pakicave të besimit”, thotë Renate Winter, një nga 18 anëtarët e komisionit të ONU.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?