Deputetët britanikë kundërshtojnë sërish marrëveshjen e Brexit
Bota E Enjte, 23 Shtator 2021 12:57
Deputetët britanikë hodhën poshtë dje marrëveshjen e Brexit të negociuar mes Londrës dhe Brukselit, me 391 vota kundër 242, duke futur Britaninë e Madhe në pasiguri 17 ditë nga data që parashikohet dalja nga BE-ja.
Kjo marrëveshje ishte kundërshtuar masivisht edhe në votimin e parë të zhvilluar në janar.
Para votimit të sotëm, kryeministrja Theresa May përsëriti se “kjo marrëveshje ishte e vetmja dhe më e mira e mundshme”.
KOHA JONË SONDAZH

