Deputetët gjermanë dhe zviceranë kërkojnë rihapjen e kufirit të përbashkët
Anëtarët e parlamenteve gjermanë dhe zviceranë bënë sot thirrje për një heqje të shpejtë të kufizimeve të hyrje-daljeve mes dy vendeve.
“Kriza e koronavirusit i ka prekur njerëzit në rajonin kufitar Zvicër-Gjermani në shumë mënyra. Ndërsa lëvizja ndërkufitare e njerëzve është e kufizuar, ne jemi ndërgjegjësuar se sa ngushtë janë të lidhura dy vendet tona nga ana ekonomike, kulturore dhe shoqërore, veçanërisht në rajonet kufitare”, shkroi Felix Schreiner i Bundestag-ut dhe Celine Widmer e Këshillit Kombëtar, në nje letër.
Qëllimi i tyre është kthimi i kufirit gjermano-zviceran në kushte normale sa më shpejt që të jetë e mundur duke marrë parasysh zhvillimin e mëtejshëm të pandemisë së koronavirusit.
Shumë politikanë gjermanë kanë folur në favor të rihapjes së shpejtë të kufijve drejt vendeve fqinje duke ruajtur standardet e sigurisë.