Deputetët tërhiqen zvarrë nga ndërtesa e televizionit publik
Dy ligjvënës hungarezë u dëbuan nga selia e televizionit shtetëror, pasi bënë përpjekje të transmetojnë një peticion kundër politikave të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.
Deputetët e pavarur Bernadette Szel dhe Akos Hadhazy janë tërhequr zvarrë jashtë ndërtesës në Budapest, pasi kanë tentuar të shmangin rojet e sigurisë.
Szel e transmetoi incidentin drejtpërdrejt në Facebook. Dy ligjvënësit kanë qenë në mesin e dhjetëra të tjerëve që kanë kaluar natën në zyrat e kanalit kryesor të lajmeve MTVA, në përpjekje për të transmetuar listën e kërkesave.
Peticioni bën thirrje për tërheqjen e “ligjeve të skllavërisë” dhe për media e gjykata të pavarura. Në Buapest po zhvillohen protesta antiqeveritare prej disa ditësh.
https://www.facebook.com/szelbernadett/videos/1948711212092453/