Deputeti demokrat përjashtohet nga Kongresi pasi ndërpreu Trump

Deputeti demokrat nga Teksasi, Al Green, u përjashtua nga salla e Kongresit të SHBA pasi ndërpreu disa herë presidentin Donald Trump gjatë fjalimit të tij të parë pas marrjes së detyrës.

Gjatë fjalimit, Green ngriti zërin duke thënë: “Ai nuk e ka mandatin popullor”, ndërsa tundte bastunin që mbante në dorë. Reagimi i tij shkaktoi trazira në sallë, ku republikanët nisën të brohorisnin “USA! USA! USA!”, ndërsa Trump u shfaq i irrituar.

Në një deklaratë për NBC, Green u shpreh se ndërhyri kur dëgjoi presidentin të fliste për mandat popullor:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai nuk ka mandatin popullor dhe sigurisht që nuk ka të drejtën morale për të hequr kujdesin shëndetësor nga shtresat më të varfra”, theksoi kongresmeni demokrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?