Deputeti gjerman Europës: Ndalni çmendurinë e Erdoganit
Bashkëkryetari i Partisë Jeshile në Gjermani, Cem Ozdemir i ka bërë thirrje Europës të ndalojë tiraninë e Erdoganit.
Sipas Ozdemir, Erdogan ka nisur një proces shfarosje që shkel me të dyja këmbët të drejtat e njeriut. Erdogan tha ditë më parë se është e mundshme të kthehet dënimi me vdekje për 13 mijë të arrestuarit pas grushtit të dështuar të shtetit.
Ozdemir i ka bërë thirrje BE-së të reagojë sa është ende në kohë, duke vendosur sanksione të forta ndaj Turqisë.
“Kur demokracia, ligji dhe të drejtat e njeriut injorohen, BE duhet të reagojë me sanksione ndaj atyre që janë në pushtet. Mund të ngrijmë llogaritë dhe asetet e tyre për shembull”, tha Ozdemir në një intervistë për BILD.
KOHA JONË SONDAZH

