Deputeti i jep fund jetës në Parlament, dalin detajet e para
Një deputet i dha fund jetës brenda ndërtesës së Parlamentit në Finlandë. Eemeli Peltonen, 30-vjeç, një ndër ligjvënësit më të rinj të parlamentit finlandez. Aaro Toivonen, kreu i departamentit të sigurisë së parlamentit, konfirmoi vdekjen e një personi brenda ambienteve të parlamentit, por pa dhënë detaje.
Ai nuk e mohoi informacionin kur u pyet nga transmetuesi finlandez Yle nëse çështja përfshinte një vetëvrasje, por shtoi se nuk mund të komentojë mbi vendndodhjen e saktë të vdekjes brenda Parlamentit apo nëse ishte përfshirë një deputet apo një punonjës i parlamentit.
Policia konfirmoi gjithashtu se rasti nuk përfshin ndonjë krim dhe se disa njësi patrullimi dhe shërbime mjekësore të urgjencës janë aktualisht në vendngjarje. Peltonen e fitoi mandatin e tij të parë si ligjvënës në vitin 2023 dhe ishte anëtar i Komitetit Administrativ dhe Komitetit Ligjor, si dhe këshilltar i qytetit të Järvenpää dhe kryetar i bordit të qytetit.
Në qershor, Peltonen zbuloi në mediat sociale se po merrte trajtim për probleme me veshkat dhe kishte marrë disa javë pushim nga detyrat e tij parlamentare për t’u rikuperuar në shtëpi. Më vonë ai zbuloi se kishte kontraktuar një infeksion bakterial ndërsa po trajtohej. Ai u diplomua nga Universiteti i Helsinkit në vitin 2020 me një diplomë masteri në Shkenca Politike. Parlamenti i Finlandës është aktualisht në pushim, me sesionin e vjeshtës që është planifikuar të fillojë më 2 shtator.
KOHA JONË SONDAZH

