Deputeti trondit popullin dhe partinë, zbulohet se është në lidhje me një vajzë të mi*tur
Skandalet me të miturit nuk po ndodhin veç në Shqipëri. Këtë herë ka përfshirë politikën daneze, ku një deputet ka një marrëdhënie me një vajzë të mitur. Mike Fonseca ka deklaruar për mediat se marrëdhënia e tij me 15-vjeçaren funksionon mirë dhe se e duan njëri-tjetrin. Ai u rikthye në punë në parlament të enjten (7 shkurt) pasi mori pushim mjekësor kur lidhja u bë publike.
Fonseca u përjashtua nga partia e tij, lideri i së cilës Lars Løkke Rasmussen tha se kishte mbetur pa fjalë kur mësoi për marrëdhënien. Fonseca tha se Fonseca kishte thyer kodin e sjelljes së Partisë së Moderuar duke u takuar me dikë nën moshën 18 vjeç.
Të enjten ai u kthye në parlament si deputet i pavarur. “Unë do të vazhdoj të jem i vërtetë me veten time, me të dashurën, miqtë dhe me ata që më kanë zgjedhur” shkroi Fonseca. “Rregullat bëhen çuditërisht të parëndësishme kur një çift e do njëri-tjetrin. Dashuria nuk ndjek rregulla dhe të bën të verbër”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

