Deputetja britanike zbulon se është panseksuale
Ligjvënësja britanike Layla Moran, në Mbretërinë e Bashkuar është rrëfyer se është panseksuale dhe aktualisht në një marrëdhënie me një grua.
“Rreth gjashtë muaj më parë fillova një marrëdhënie me një grua, dhe kjo ishte mjaft befasuese për mua, sepse më parë kam patur vetëm të dashur meshkuj “-rrëfeu antarja e Parlamentit për Liberal Demokratët e opozitës, në faqen e internetit të PinkNeës LGBT
Sipas Oraganizatës më të madhe për të drejtat e LGBT në Britaninë e Madhe , “një panseksual është një person që tërhiqet nga njerëz të çdo gjinie. Termi “pan” i referohet “një personi, tërheqja romantike dhe/ose seksuale e të cilit nuk është e kufizuar nga seksi ose gjinia.”
Deputetja shtoi se shqetësohej për atë që do të mendonin kolegët në në parlament duke e përshkruar Parlamentin si një “vend të çuditshëmtë dhe të prapambetur”, por deri diku kishte dhe deputete me rol model për sa i përket të drejtave të komunitetit LGBT.