Derë më derë! Zgjidhja e Greqisë për virusin vdekjeprurës (FOTO)
Teksa në botë ka shkuar në mbi 1.4 milion të prekeur dhe mbi 83 mijë viktima numri nga pandemia e Covid-19, vende të ndryshme po trajtojnë në forma të ndryshme këtë situatë. Greqia ka nisur testimi i banorëve në shtëpitë e tyre. Ata që po testohen për CoVid-19 janë grupe të rrezikuar dhe të dyshuar që mund të jenë prekur nga koronavirusi, por ka edhe nga ata që kanë shfaqur simptoma të ngjashme me të.
Mësohet se në terren janë të paktën 500 ekipe të përberë me ndihmës mjekë, punonjës social dhe pjesëtar të forcave të policisë si dhe shoferë ambulancash e makinave të personelit mjekësor.
Ekipet paraqiten në banesa në rastet që ka dyshime se janë të prekur me Covid-19 dhe marrin tampone nga banorët e shtëpisë. Ideja e kësaj mase, është për të mos lejuar rastet e dyshuara të dalin nga banesa për të shmangur kontaktet e tyre me banorët e tjerë jashtë. Për krijimin e këtyre grupeve, janë investuar 8 milionë euro.