Deri tani ishin në “hije”, CNN jep alarmin për bishtat e cigareve

Agjencia e lajmeve CNN ka dhënë alarmin për bishtat e cigareve, duke i cilësuar si ndotësi numër një në botë.

Filtrat plastike në bishtat e cigareve përveçse janë ndotësi kryesor nuk parandalojnë as kancerin nga tymosja e duhanit.

Mbetjet dhe qeset plastike janë etiketuar gjerësisht si ndotësi kryesor por problemi më i madh si duket ka mbetur gjithnjë jashtë radarit. Fjala është për bishtat e cigareve që përmbajnë filtra plastikë, të cilët janë zhvendosur në vendin e parë si ndotësi kryesor i planetit Tokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se hedhja e bishtit të cigares në tokë është një prej formave më të pranuara dhe më të shpeshta të ndotjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vit prodhohen rreth 6 trilion cigare dhe mbi 90% e tyre përmbajnë bishta plastikë, e përkthyer kjo në më shumë se një million ton plastikë në një kohë që popullsia e botës është 7.5 bilion njerëz.

Rreth dy të tretat e bishtave të cigareve hidhen në mënyrë të papërgjegjshme, shkelen me këmbë përdhe ose hidhen në vende me ujë duke përfunduar në lumenjn, dete e oqeane.

Elizabeth Smith, e cila punon në politikat e kontrollit të duhanit në Universitetin e Kalifornisë, në San Francisko, thotë:

Shumë duhanpirës supozojnë se filtrat përbëhen nga një material biodegradues. Por, në fakt, filtrat bëhen nga celuloza acetate, një lloj plastike kjo që mund të zgjasë deri në një dekadë për t’u tretur.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?