Dëshiron të bëhet Kryeministër, për të ndaluar Kuranin dhe mbylljen e xhamive

Kandidati i mundshëm për tu bërë Kryeministri i ri i shtetit holandez, ka premtuar për të ndaluar Kuranin dhe për të mbyllur të gjitha xhamitë në vend.

Sipas gazetës britanike, “Daily Express”, e cila shkruan se Geert Wilders, udhëheqësi i Partisë së Lirisë Holandeze(PVV), bëri thirrje për total “de-Islamification” në një manifest.

Ai e ka krahasuar Kuranin me Adolf Hitlerit dhe u zotua gjithashtu të t’i dhënë fund emigracionit nga vendet islamike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shkrim nënvizohet se ai gjithashtu do të mbyllë të gjitha shkollat islame dhe qendrat e azilit, dhe do të ndalojë që gratë myslimane të mbajnë shami në publik, nëse zgjidhet kryeministër vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

PVV, aktualisht udhëheq në pothuajse çdo sondazh të opinionit publik, i cili gjendet mes zemërimit në rritje, lidhur me trajtimin që qeveria holandeze po bën ndaj krizës së refugjatëve.

Wilders muajin e kaluar tha se ishte “krenar” për qëndrimin e tij të ashpër mbi Islamin pasi pretendoi  se, Holanda nuk mund të marrë refugjatë nga Siria dhe Iraku.

Udhëheqësi i sinqertë shtoi me tej: “Unë nuk kam një problem me njerëz nga Sllovakia dhe Lituania por unë kam një problem me emigracionit nga vendet islamike. “BE-ja na nuk la liri për të përcaktuar emigracionin dhe aziln mbi ligjet tona. Kjo është arsyeja pse dalja nga BE është e nevojshme”.

Burimi: Daily Express/Pershtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?