Dëshmia, Boris Trajkovski ishte viktimë e një atentati?!
Ora e njërit prej personave të vrarë në Kingerin presidencial arriti deri në duart e Omer Kuliç, transmeton ‘TetovaSot’.
Avokati Ignat Pancevski u takua me shefin e komisionit ndërkombëtar dhe para tij theksoi se presidenti Boris Trajkovski dhe anëtarët e kabinetit janë viktimë e atentatit.
Kjo orë e ngelur në kohën që dallon prej kohës zyrtare të aksidentit ishte dëshmia e vetme e prezantuar në takimin e sotëm, të cilën tentuan që ta fshehin nga sytë e publikut. Teksa dëshmitë e tjera materiale, Pancevski, i ka ruajtur për takimin e radhës me hetuesit.
“Njohuritë e mia janë të dobishme për të gjithë, por ato e dëshmojnë atentatin. Për dëshmitë e mia nuk duhet komision”, deklaroi Ignjat Pancevski.
Se dëshmitë e Pancevskit a do të janë pjesë e hetimit të ri ende nuk dihet. Kuliq nuk e përjashtoi mundësinë që thëniet kundërshtuese të janë nën shqyrtimin e komisionit ndërkombëtar. -INA

KOHA JONË SONDAZH

