Dështon mbështetja e Teheranit për pushtimin e Ukrainës

Disa ditë pasi zyrtarët e regjimit iranian mbështetën hapur luftën pushtuese ruse kundër Ukrainës, udhëheqësi suprem i regjimit Ali Khamenei u përpoq të zbuste pozicionin e regjimit të tij dhe të justifikonte mbështetjen e tij për një luftë që është dënuar në mbarë botën.

Pa përmendur asnjë agresor, Khamenei u përpoq të zhvendoste narrativën drejt fajësimit të Shteteve të Bashkuara. “SHBA-të e sollën Ukrainën në këtë pikë. SHBA ndërhyri në punët e brendshme të atij vendi dhe organizoi mitingje kundër qeverive, sajoi lëvizje, grusht shteti, solli senatorë amerikanë në protesta, hoqi një qeveri dhe e zëvendësoi me një tjetër, dhe natyrisht, kjo është ajo që solli në këtë pikë”, tha Khamenei.

Ditët e fundit, populli i Ukrainës ka treguar një qëndrueshmëri të admirueshme kundër pushtimit të kombit të tyre, Khamenei, regjimi i të cilit i mungon legjitimiteti popullor, është i urryer në Iran dhe e ka mbajtur pushtetin e tij përmes dhunës dhe shtypjes.

SHKARKO APP