Detajet e studimit të fundit: Zbulohet molekula “3 në 1” që mund të mposhtë COVID 19

Shoqata Italiane e Farmakologjisë (Sif) ka njoftuar se mund të ketë një kurë për pacientët me forma të rënda të infeksionit nga Covid-19 falë një ilaçi që sot përdoret për trajtimin e pankreatitit akut. Për momentin është vetëm një hipotezë që duhet të vlerësohet nga bota shkencore dhe klinike.

E njohur me emrin Gabesat, molekula ka njëkohësisht ka tre funksone themelore për trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi, ka efekte antiinflamatore, antigripale dhe antikouglante

Presidenti i Sif, Giorgio Racagni farmakolog klinik në Universitetin e Campania Vanvitelli dhe anëtar i Sif, tha se “Sipas specialistëve farmakolog Gabesat apo me emrin komercial Foy, është pjesë e molekulave që i përkasin kategorisë së serpineve dhe në praktikën klinike përdoret për trajtimin e pankreatitit, koagulimit intravazal dhe njëkohësisht si një antikoagulant në hemodializë.

Kërkimet gjermane

Në Gjermani Gabesat ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Disa studiues gjermanë kanë izoluar virusin Sars-CoV-2 nga një pacient dhe kanë testuar mbi të molekulën Gabesat, duke ditur se ajo mund të bllokojë hyrjen e virusit në qelizat e mushkërive.

E veçanta e molekulës Gabesat është se ajo ka tre funksione në një: është antiinflamator, ka fuqi antiplumbetike dhe është gjithashtu antikoagulues, pikërisht si Heparina antikoaguluesi tjetër i cili ka nisur të testohet te 300 pacientë në Itali dhe që konsiderohet si Ilaçi i Shpresës.

Një nga problemet më të mëdha të shkaktuara nga koronavirusi është mosfurnizimi i mushkrive me oksigjen, pasojë kjo e mos furnizimit me gjak, gjë e cila te të sëmuret nga Covid pas infektimit ka pësuar koagulim intravaskular. Pikërisht këtu hyn në lojë molekula Gabesat. Në Itali, ilaçi me emrin tregtar Foy shitet në formën e infuzionit intravenoz.

Komisioni Shkencor i Aifa po vlerëson gjithashtu përdorimin e Opaganip, një trajtim anti-inflamator dhe antiviral ende nën eksperiment që do të ishte e dobishme kundër inflamacionit të mushkërive, veçanërisht pneumonisë. Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të spitalit Spallanzani në Romë dhe Toscana Life Sciences në Siena kanë nisur një projekt që synon të përdorë pacientët e shëruar për të gjetur terapi. Ideja është që të klonohen antitrupat monoklonalë nga njerëzit e shëruar.

SHKARKO APP